Gjarpërinj, krimba dhe Rike që përballet me fobinë e saj! Banorët “rrëmbejnë” mundësinë e Vëllait të Madh për të rritur buxhetin

28/02/2024 01:20

Sfida e aktrimit u ka siguruar banorëve 30% të buxhetit, ndërsa një pjesë e tyre nuk e morën seriozisht lojën duke mos e luajtur rolin si duhet.

Vëllai i Madh vendosi se në qoftë se ata do të duan të rrisin buxhetin dhe të përfitojnë komoditete të tjera si uji i ngrohtë apo duhani, duhet të kalojnë një sfidë.

Por si çdo e mirë që ka një të keqe, edhe luksi i ofruar e ka një kleçkë brenda.

Ata duhet të duhet të përballen me gjarpërinjtë, krimba të gjallë dhe qen.

Romeo, Sara Karaj, Ilnisa dhe Rike janë drejtuar në dhomën e surprizave për të marrë pjesë në lojë.

Ilnisës ka rastisur të ketë akuariumin e gjarprinjëve për të marrë shënimin që lexon “cigare” dhe ka arritur ta realizojë me sukses sfidën.

Sara Karaj ka marrë mes krimbave shënimin që thotë “uji i ngrohtë” për ta përfituar atë në shtëpi.

Ndryshe nga banorët, Romeo duhet të konsumonte nga një kafshatë ushqimi që i ishte mbuluar në pjatë. Mes ushqimeve kishte testikuj, shpretkë dhe kokë qingji.

Dhe konsumi i një kafshate nga secila prej tyre, përkthej në rritje 20% të buxhetit. Romeo ka arritur t’i konsumojë të gjitha duke arritur të fitojë 20% plus të buxhetit.

Në fund Rike është lënë vetëm në dhomë me disa qenushë, që është edhe fobia e saj më e madhe, për 1 minutë. Mes britmash, Rike ka arritur të tejkalojë sfidën dhe t’i bëjë ballë frikërave të saj duke fituar edhe kafen.

Si përfundim, banorët e përmbyllin këtë javë me 50% buxhet, Lori Caffe, ujë të ngrohtë dhe cigare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA