Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkruan në ambientet e Kryeministrisë një marrëveshje bashkëpunimi, që sipas tyre, përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, shkruan Kryeministria, në një deklaratë zyrtare.

“Shqipëria është renditur që në krye të herës përkrah vendeve mbështetëse të Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë në mbrojtje të popullit ukrainas, – duke luajtur një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën, si dhe duke vendosur  theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, në mënyrë të veçantë, të paqes e sigurisë”.

Kreu i qeverisë shqiptare priti rreth orës 09:00 presidentin ukrainas, i cili viziton për herë të parë të parë Shqipërinë.

Zelensky mbërriti mbrëmjen e kaluar në Tiranë, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë “Ukrainë – Europa Juglindore” .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA