Deklaratat e Zelenskyt jehonë në mediat ndërkombëtare, AFP: Presidenti i Ukrainës në konferencën e Tiranës për mbështetje dhe armatime

28/02/2024 13:57

Agjencia ndërkombëtare franceze e lajmeve, AFP u ka bërë jehonë vizitës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Tiranë në kuadër të Samitit Ukrainë-Europa Juglindore.

Zelensky ka kapërcyer globin javët e fundit për të mbledhur mbështetje për vendin e tij të rrethuar, ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës përballen me një mungesë kritike municioni dhe luftojnë për të frenuar përparimet ushtarake të Rusisë në terren.

Udhëheqësi ukrainas mbërriti në Shqipëri të martën vonë dhe të mërkurën do të takohej në Tiranë me disa liderë nga i gjithë rajoni gjatë “Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore” – vizita e tij e parë në vendin ballkanik që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022″raporton AFP.

Vizita e Zelenskit është “një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit rus”, tha ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, ka qenë një mbështetëse e zëshme e Ukrainës, por ka qëndruar kryesisht e heshtur në publik për furnizimin e Kievit me armë. Gjatë një vizite në Shqipëri në fillim të këtij muaji, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken vlerësoi mbështetjen e Tiranës për Ukrainën.

“Ishte një nga vendet e para që dërgoi ndihmë ushtarake në Ukrainë në vazhdën e agresionit rus — armë, municione, automjete rezistente ndaj minave — dhe aktualisht është një nga dhjetë vendet më të mira për frymë për sa i përket mbështetjes së saj për Ukrainën dhe ndihmë për sigurinë”, tha Blinken.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA