Vendimi i Gjykatës së Lartë për “21 Janarin”/ Mark Nika reagon për Top Channel: Është dështim, do e ndjekim deri në fund!

27/02/2024 16:55

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës që mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit, e quan në kundërshtim me ligjin vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë.

Në një reagim për Top Channel, Mark Nika shprehet se ‘në vrasjen e protestuesve ne dyshojmë se implikohen funksionarë të kohës dhe këta duhet ta bënte SPAK’.

Mark Nika reagon për Top Channel: “Për ne është i papritur si vendim. Akoma nuk e besojmë  që gjykata e lartë të shprehet kështu. Ata kanë detyrim ligjor dhe kushtetues për shkak se gjykata e Strasburgut e ngarkon shtetin për ta hetuar çështjen për shkak se është krim shtetëror. Në vrasjen e protestuesve ne dyshojmë se implikohen funksionarë të kohës dhe këta duhet ta bënte SPAK. Ne do ta ndjekim deri në fund, kjo është rruga ligjore  ne e konsiderojmë këtë vendim të gjykatës së lartë haptazi në kundërshtim të ligjit. Vendimi për 21 janarin është gur prove për drejtësinë e re“- tha për Anila Hoxhën xhaxhai i Aleks Nikës.

Ky vendim është është dështim sepse nuk ka nevojë për hetim gjyqësor, ata duhet të shpreheshin në dhomë këshillimi”-e mbylli reagimin e tij Mark Nika.

Gjykata e Lartë vendosi ta shqyrtojë në seancë gjyqësore çështjen e tragjedisë së 21 janarit 2011. Vendimi u dha këtë të martë në dhomë këshillimi, pas rekursit të familjes Nika dhe konkretisht të bashkëshortes së Aleks Nikës, Rajmonda Nika, e cila gjatë vitit 2023 ka kundërshtuar në disa gjykata vendimin e prokurorëve të posaçëm që ia lanë çështjen për hetim prokurorisë së Tiranës.

Ky vendim i gjyqtarëve të lartë do të thotë që do të thirren palët dhe në një seancë që pritet të ketë përballë secilin pas dy javësh. Por të afërmit e Aleks Nikës, për vrasjen e të cilit prej 13 vitesh nuk ka asnjë të re nga hetimet e prokurorisë së kryeqytetit, thanë se SPAK, duhet të fokusohet në hetime edhe ndaj ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-komandantit të gardës, Ndrea Prendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA