Me një debat të ashpër ka nisur prime i sotëm i Big Brother VIP, me protagonistë kryesorë treshen Romeo-Françeska-Heidi.
Romeo tha se Françeska ka ardhur në program për të ndarë çiftet, ndërsa kjo e fundit e hodhi poshtë duke u shprehur se është një gjë e ulët sepse e ka një bashkëshort.
Romeo: Unë që në momentin që Françi ka ardhur në shtëpi e kam respektuar, por kur nisi të rrinte me Heidin dhe u afrua, unë asnjëherë nuk e kam ofenduar. Je xheloz, je xheloz më ka thënë disa herë.
Françeska: Mos gënje. Trego të vërtetën.
Romeo: Në momentin që unë dyshova dhe i dhashë një dënim, ku i thash të përqafonte më shumë njeriun brenda në shtëpi, ajo përqafoi Ledionën. Ndërkohë thonte që Heidi është ajo që ka afër në këtë shtëpi. Ka hyrë në këtë shtëpi për të më ndarë mua dhe Heidin, për të ndërhyrë. Në momentin e prime-t të së shtunës, Françi ndërron krevat.
Françeska: Ia lirova banores së re.
Romeo: Mori pozicionin e Gracianos. Zgjodhi krevatin pranë Ledionës. Pasi ndërroj krevatin prisja se kur do të sulmonte. Françi më thotë më pas në sy të Heidit, se kjo ka më shumë argumenta. Françi nëse bashkëshorti jot, një mik i përbashkët do të ju thonte, ky është burrë i mirë ti je gropë?
Françeska: Këtu jemi në Big Brother.
Romeo: Më lër ta mbaroj. I kam thënë unë që Heidi nuk ka nevojë për mbrojtjen time.
Françeska: Unë kam hyrë këtu si Françeska, jo për ti mbajtur pishtarin Romeos. Se të djeg ty është punë për ty. Unë them atë që mendoj. Ti vjen vërdallë duke e reklamuar veten si mbreti shtëpisë, si babo. Më ke akuzuar se dua të ndaj çiftet, unë jam grua e martuar me fëmijë. Ti bën ofendimin më të madh ndaj meje.
Romeo: Ti do të ndash çiftet kjo je ti.
Françeska: Mua nuk më intereson ffare.
Përfitojnë nga çiltërsia dhe nisin godasin. Nuk ishte pozicion i rehatshëm, nuk ndihesha mirë. kur u sulmua Romeo ishte edhe Erjola aty, por nuk u prekëm as unë as ai. Por kur e thotë Françeska. Vendosem në një situatë të vështirë.
Top Channel