PD pro amnistisë, por me kushte/ Rithemelimi kundër, Bardhi: Teatër për të zhvendosur vëmendjen nga protesta

27/02/2024 19:58

Hapi pas që bënë socialistëve për amnistinë penale u mirëprit nga demokratët e Lulzim Bashës. 

Pas sinjalit për tërheqjen e amendamentit që ul dënimin për zyrtarët e korruptuar, PD zyrtare dha dritën jeshile për bashkimin e votave në Parlament.

“Ne e mirëpresim tërheqjen e mazhorancës nga mospërfshirja e të dënuarve për korrupsion nga GJKKO, japim dakordësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar”, tha Alibeaj.

Lajmi nuk u  prit mirë nga Gazmanet Bardhi, i cili pas zhvillimeve të 24 orëve të fundit sheh pazar mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

“Nxorën në pah atë që shumë kolegë më thanë. Është një teatër i shtirur për të zhvendosur vëmendjen nga protesta e 20 shkurtit dhe për fat të keq këto orët e fundit kanë qenë kështu. Bëj sikur zihemi, për të votuar atë që do qeveria”, tha Bardhi.

Mungesa e konsensusit dështoi votimin në Kuvend, ndërkohë socialistët u vënë në lëvizje për të bërë 84 votat e nevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA