Mbante mjet prerës gjatë mësimit dhe nxitej nga i ati për të përdorur armë zjarri, nën hetim 16-vjeçari! Babai në kërkim, gjatë kontrollit në banesë u gjet arsenal armësh

27/02/2024 09:29

Një 16-vjeçar nga Tirana i cili mbante armë të ftohta gjatë mësimit në shkollë dhe nxitej nga i ati të përdorte armë zjarri, është vënë nën hetim.

Ndërsa babai i tij 52-vjeçar O.Sh është në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën një arsenal armësh.

Ata sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysmë automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA