Marrëdhënia mes Meritonit dhe Ilnisës e cila ka pësuar lëkundje ditëve të fundit në Big Brother VIP është komentuar nga opinionistët.

Arbër Hajdari tha se Meritoni po flirton me Sarën dhe po e shfrytëzon këtë situata për të aktivizuar një plan ‘B’ për t’u ndarë me Ilnisën.

Është kaluar caku në dy momente. Nuk e besoj Meritonin në lidhje me Sarën më është dikur si flirt. Nuk është e vërtetë ajo që thotë Ilnisa që secili e kemi bërë lojën për hesapin e vet. Meritoni ka bërë dhe debate me ta. Meritoni ka aktivizuar një plan B për të dalë nga marrëdhënia me Ilnisën. Flirti ishte jashtë normalitetit dhe funksionit që ka lidhja. Po ta donte nuk do e thoshte un nuk e kam grua. Nuk më pëlqeu kur banorët shtynin Sarën që Meritoni i hodhi sytë, ishte përpjekje për ta futur mes këtij çifti. Kam parë xhelozinë e Ilnsiës, Meritoni nuk e ka bindur. Ajo do i hidhet vajzave që e shtynë Sarën drejt kësaj marrëdhënie”-tha Arbër Hajdari.

Ori mendon se edhe Ilnisa e ka një skenar për Meritonin.

Më bën përshtypje fakti që Ilnisa vetëm kur debaton apo diskuton me Meritonin më duket si qenie njerëzore nuk shan nuk agravon në ligësinë që e sjell në debate me të tjerët. Më duket se po e shfrytëzon këtë lojë të kujdesur, në një moment ta godasë. Edhe Ilnisa mund të ketë të njëjtin skenar me Meritonin”-tha Ori Nebiaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA