Urgjenca është jashtë funksionit, Ministria e Shëndetësisë ngre grupin e punës për verifikime/ Kush do ta paguajë dëmin?

26/02/2024 19:47

Kur kanë kaluar dy javë që nga incidenti i ndodhur në Urgjencën Qëndrore në QSUT, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë reagim apo përgjigje, kur kjo urgjencë i shërben të gjithë pacientëve të Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për të vlerësuar sa është dëmi por nuk e bën publike sa është kjo vlerë? Kush do ta paguajë? Kontrata është bërë nga Ministria e Shëndetësisë me kompaninë e ndërtimit, pasi janë fonde të Bankës Botërore.

Ndërkohë nëse kompania e ndërtimit nuk përgjigjet do të duhet që Ministria e Shëndetësisë të çojë çështjen në prokurori. Urgjencat po menaxhohen nga drejtoria e QSUT, e cila i ka shpërndarë ato në dy spitalet Shefqet Ndroqi dhe Spitali i Traumës.

Ndërkohë që të shtunën u rikthyen ndërhyrjet urgjente apdominale dhe ato neurovaskulare siç janë ishemitë apo hemorragjitë cerebrale.

Por ende nuk ka një përgjigje kur do të kthehet në normalitet Urgjenca  e Spitalit Qëndror të sapo ndërtuar, për të cilin u investuan plot 17 milion euro.

Dhe kjo urgjencë nuk pret vetëm pacientët nga Tirana. Top Channel ka mësuar që spitali është brenda garancisë, ndonëse është marrë në dorëzim me pjesë.

Ky spital ka përfunduar së ndërtuari në fund të dhjetorit 2023. Pas përfundimit të ndërtimit është bërë kolaudimi i tij dhe ka përfunduar në 13 mars të 2023.

Çka do të thotë që nga ky moment ka hyrë në garanci  e cila përfundon në 13 mars 2024.

Top Channel ka mësuar se një grup pune nga Ministria e Shëndetësisë  dhe ekspertë ndërkombëtarë, pasi bëhet fjalë për fonde të Bankës Botërore, ka bërë gati vlerën e dëmit e cila me gjasë i kalon kompanisë së ndërtimit.

Por nëse ajo e kundërshton atëherë Ministria e Shëndetësisë duhet të hapë proces gjyqësor dhe menjëherë të kërkohet të vihet në zbatim fondi i kontigjencës për riparimin e dëmit.

Gjë e cila kërkon kohë për kryerjen e proceduarve dhe të tjera prokurime. Ky mesa duket është dhe gepi për të cilin askush nuk ka një përgjigje se kur do të kthehet në normalitet Urgjenca e Spitalit Qëndror në QSUT.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA