Ukraina i kërkon Polonisë të dënojë fermerët protestues që i derdhën grurin nga vagonët (fotot)

26/02/2024 18:41
Punonjesi mbush kamionin me elb ne terminalin e Odesa

Fermerët protestues në Poloni kanë derdhur 160 ton grurë ukrainas nga vagonët e trenit për të protestuar kundër konkurrencës së padrejtë dhe rregullave të BE.

Ukraina sot i kërkonte autoriteteve polake të dënonte përgjegjësit e shkatërrimit të grurit ukrainas në një stacion hekurudhor në Poloni disa dite me pare.

Zv. kryeministri i Ukrianës, Oleksandr Kubrakov jepte paralajmërimin e tij në rrjetet sociale.

“Ata që kanë dënuar grurin ukrainas do të gjenden, kapen dhe dënohen, për këtë janë të interesuara dy vende të civilizuara evropianë”, tha Kubrakov.

Ngarkesa 160 ton ishte duke u shperndarë në vende të tjera evropiane dhe kishte ndaluar në stacionin hekurudhor të Bydgoszcz në lindje të Polonisë, para se të dilte në portin e Gdansk, kur dhe ndodhi sabotazhi i fermerëve.

Ky është rasti i katër javët e fundit në Poloni që fermerët protestues derdhin grurin ukrainas nga vagonët, në protestat e tyre kundër favorizimit të importeve ukrainase në dëm të produkteve të tyre.

Fermerët polakë kanë qenë në krye të protestave të fermerëve evropianë javët e fundit, kundër rregullave të BE për pezullim të taksave të importit dhe reduktimit të subvencioneve për fermerët vendas.

BE ka pezulluar taksat për grurin ukrainas në qershor 2022, kur Rusia mbylli rrugët e eksportit të grurit të Ukrainës në Detin e Zi.

Të premten një delegacion ukrainas vizitoi kufirin me Poloninë për të diskutuar situatën, ku kryeministri Denys Shmyhal tha se Kievi ka hartuar një plan mirëkuptimi për dy vendet.

Ndërkohë fermerët polakë vijojnë bllokadën e kufirit me Ukrainën për të ndaluar hyrjen e kamionëve me produkte nga Ukraina.

FOTO GALERI
1/3
Fermerët polakë kanë qenë në krye të protestave të fermerëve evropianë javët e fundit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA