Sara ka pasur ish të dashur Capital T dhe Noizyn? Komenti i ish-banores së Big Brother VIP ngre dyshime

26/02/2024 09:27

Ish-banorja e Big Brother VIP, Mikela Pupa ka ngritur dyshime se Sara Gjordeni mund të ketë pasur lidhje me Noizyn dhe Capital T.

Gjatë një loje me foto në rubrikën “Mos i Bjer me Top” në “E Diell”, ajo vendosi foton e Sarës në të njëjtin vend me atë të dy këngëtarëve të famshëm.

Ronaldo: Zhvendosemi në rubrikën e fotove, kë do të grisë Mikela Pupa dhe kujt do ti vërë flakën. E para është Sara Gjordeni. Çfarë do t’I bëshë ti fotos së Sara Gjordenit që është aktualisht në Big Brother VIP3?

Mikela: Nuk do t’i bëjë asgjë, nuk kam asnjë lloj mendimi për Sarën.

Ronaldo: Po për ishat e Sarës?

Mikela: Po i di Sara punët e saj vetë se çfarë bën, nuk është se më pëlqen loja e saj në Big, por që…

Ronaldo: Këto fijet i keni bërë të dyja njëllojë? Kush i bëri e para, ajo apo ti?

Mikela: Se kam parë… Zakonisht e kaloj shoh Rozën…

Ronaldo: Sheh Gazin ti, sheh Gazin. Noizy, reperi ynë nga Lushnja…

Mikela: Dikur kur kam qenë e vogël e dëgjoja goxha por që, edhe Noizyn e lëmë me Sarën se ku i dihet .

Ronaldo: Kapital T?

Mikela: Kapitalin do ta çoj tek Sara.

Ronaldo: Pse kanë pasur gjë bashkë këta?

Mikela: Jo mo…

Ronaldo: Ahh, thash se çfarë s’po na del.

Top Channel