Këngëtari Endrik Beba ka deklaruar se jo gjithçka që ka thënë Sara për marrëdhënien mes çiftit, e cila përfundoi në terma jo të mirë para 10 vitesh, ka qenë e vërtetë.
Ndërsa iu dha mundësia të tregonte të vërtetën e tij, Endrikut hezitoi duke thënë se: “Ato që dimë unë dhe ajo dhe zgjedh të jenë të tilla sikurse e kam thënë edhe në atë shtëpi. Kjo është diçka që është mbyllur para 10 vitesh dhe në qoftë se unë do të doja të gërmoja në atë histori si për mirë si për keq kisha mjaftueshëm kohë, 10-vite, për ta bërë atë gjë.”
I pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse është tradhtuar nga Sara gjatë kohës që ka qenë me të, Endriku përgjigjet: Jo.
Anaidi: Nëse do të hyje në shtëpinë e BBV3, do ta përmendje emrin e Sarës.
Endriku: Patjetër që po, do bëja sërish të njëjtën gjë. Unë në fakt emrin nuk ja përmenda Sarës, por thash që kam pasur një histori me njërën nga banoret aty brenda për të mos u treguar hipokrit dhe të bëja sikur nuk e njihja. Ta siguroja që ai ishte një kapitull i mbyllur. Ti the që gjithë vëmendja u përqendrua te emocionet e asaj vajze dhe atij djali, por në asnjë moment te emocionet e mija. Kjo është ajo gjëja ndoshta mua më penalizoi dhe unë e kuptova ndoshta në 4 minutat e para që kisha hyrë në atë shtëpi sepse u kanalizova si një person që kishte hyrë për të ndarë, ose për të luajtur një lojë që pritej nga të gjithë dhe kjo gjëja nuk më la të bëja lojën time. Të tregoja kush jam unë në potencialin tim të plotë, ndaj dhe eksperienca ime ne Big Brother ishte e shkurtër.
Anaidi: Të kam ndjekur në rrjetet sociale dhe ke bërë disa deklarata ku ke dashur ti përgjigjesh Sarës nga jashtë shtëpisë për disa gjëra që ajo i ka thënë brenda shtëpisë. Mund t’i thuash këtu të vërtetat e kësaj historie?
Endriku: Besoj që disa gjëra të deklaratave të saj që unë nuk i dija të gjitha brenda asaj shtëpie nuk janë plotësisht të vërteta.
Anaidi: Kush nuk janë të vërteta?
Endriku: Fjalët që u thanë prapa sa i përket asaj që kishte ndodhur mes nesh.
Anaidi: Kush janë të vërtetat?
Endriku: Ato që dimë unë dhe ajo dhe zgjedh të jenë të tilla sikurse e kam thënë edhe në atë shtëpi. Kjo është diçka që është mbyllur para 10 vitesh dhe në qoftë se unë do të doja të gërmoja në atë histori si për mirë si për keq kisha mjaftueshëm kohë, 10-vite, për ta bërë atë gjë.
Anaidi: Mundësinë Big Brother ua jep të gjithëve… Çfarë mendon se nuk bëre si duhet në shtëpi që publiku nuk të votoi ty për të qëndruar?
Endriku: Ajo që unë bëra gabim ishte që zgjodha të bëja diplomatin dhe nuk u hapa luftë të gjithëve deri në momentin që do të gjeja dikë për të bërë miqësi. Unë aty bëra miq të gjithë deri në momentin që gjeta luftë.
Manushi: E ke tradhtuar Sarën gjatë kohës që ke qenë me të?
Endriku: Jo.
Anaidi: Po e kundërta ka ndodhur?
Endriku: Jo.
Top Channel