Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur
Disa vende të NATO-s dhe BE-së po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Ukrainë, kështu tha kryeministri i Sllovakisë, Rroberto Fico.
Ai shtoi se nuk e dinte se çfarë do të bënin në vend, por e ka mësuar informacionin nga shënimet në përgatitje për një takim të liderëve evropianë në Paris.
“Një veprim i tillë do të çonte në përshkallëzim”, deklaroi Fico, i cili ka kundërshtuar prej kohësh furnizimet ushtarake për Ukrainën dhe ka marrë një pozicion që nga disa kritikë shihet si pro-rus.
“Unë do të kufizohem të them se këto teza nënkuptojnë se një numër i vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së po mendojnë se do të dërgojnë trupat e tyre në Ukrainë në baza dypalëshe. Nuk mund të them se për çfarë qëllimi dhe çfarë duhet të bëjnë atje“, tha ai.
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.