“Kamerat zbuluan që…”/Gazetarja Anila Hoxha: Dëshmitë kontradiktore të fëmijëve, çfarë e rrëzoi planin e tyre për të mbuluar vrasjen e babait

26/02/2024 18:41

Gazetarja Anila Hioxha, e ftuar në ‘Top Talk’ ka zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, sa i takon hetimeve.

Hoxha tha se që në momentet e dëshmisë së parë dhe në vijim, fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore. Ajo tha se ishte Hygerta ajo që mori përsipër fajin që në fillim, por nuk u besua nga policia. Automjeti që ata larguan nga shtëpia, ishte kapur nga kamerat duke u shoqëruar nga një automjet tjetër.

“Hygerta mbush 19 vjeç në datën 30 mars të këtij viti. Nëse do ti referohemi një serie ngjarjes që përmenden si ‘case’ në kriminalistikë, ky krim nga mënyra sesi ka ndodhur, tregon se nuk është zbuluar pse-ja e madhe. Pse ndodhi ky krim dhe çfarë ka ndodhur në familje? Në Shqipëri kanë ndodhur dy vrasje në gjumë. Një grua në Fier e vrau bashkëshortin teksa po flinte, deklaroi se e kreu pas një dhune 25-vjeçare. Vrasja e dytë ishte nga një grua në veri të vendit, ku tha se kishte vendosur të heshtte për shkak të opinionit dhe presionit. Në dosjen hetimore që e bëmë të qartë për publikun duke ruajtur parametrat e zisë, është e qartë se dëshmitë e fëmijëve janë kontradiktore. Edhe Hyseni dhe Hygerta deklarojnë një elementë të ngjashëm në orën 15:00 babai po pushonte, i kanë thënë të çohej. Dëshmia e dytë e vajzës…duhet të kemi parasysh dinamikën. Oficeri i policisë e kishte referuar çështjen për vrasje, djali i madh thoshte babi ynë ishte larguar dhe njëherë. Në atë që tregojnë dokumentet në referim, tregohet se oficerët kanë shkuar dhe kanë marrë deklaratat për të ndjerin që kanë treguar rutinën e tij. Janë pyetur fqinjët dhe individët që takoheshin me të. Ajo që e ka bindur grupin e hetimit, është gjetja e automjetit. Kamerat e sigurisë kanë treguar dy automjete, gjetja e makinës, dërgimi i saj në drejtorinë e Durrësit. Të dhënat e para ishin kontradiktore, pasi kanë kryer veprime të tjera proaktive kanë thirrur tre fëmijët dhe nënën. Me orë të tëra, u përshkrua si njeri i qetë, pastaj shumë i paqartë. Për vendi ku u gjet trupi, vajza do ishte në pamundësi për të kryer këto veprime pa rënë në sy nga anëtarët e tjerë të familjes“-tha gazetarja në Top Talk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA