Krahas debateve, përplasjeve apo momenteve romantike mes banorëve, në Big Brother nuk mungojnë as thashethemet.

Të nxitur nga sjellja e paparashikueshme dhe deri diku irrituese e Eglës në shtëpi, Rike, Erjola dhe Françeska kanë nisur të komentojnë look-un e banores duke e konsideruar atë femër pa shije.

Rike: Femër më pa gusto ajo është. Si vishet… Po kur vesh fustan gold me bizhu apo taka silver. Skisha parë. E patë mbrëm si ishte veshur… kulmi.

Erjola: Zi me bojë dhe karamelja thotë mbahet në gojë…

Françeska: Jemi në Durrës, shëtitje para plazhit.

Rike: Çfarë ke me Durrësin ti moj?

Françeska: E kisha për ato plazhistët e… sepse ishin këpucë plazhi.

Pas thashethemeve, Rike është ulur kokë më kokë me Julianin, ndërsa në bisedë e sipër ka rrëfyer se cilin banor mendon se do të dalë pas nominimit të Vëllait të Madh këtë javë. Sipas Rikes, në spektaklin e të martës del Egla sepse është duke prishur imazhin e saj në shtëpi. Mirëpo, Juliani nuk bie fortë dakord, duke theksuar se nuk mendon ashtu.

Rike: Mendoj se do të dalë Egla kësaj radhe. Del sepse është duke prishur imazhin e saj këtu brenda.

Juli: Nuk e ndjej tamam këtë që po më thua.

Rike: Çfarë ndjen?

Juli: Nuk e ndjej, mendoj se më shumë mundësi të dalë ka Sara ose Gazi. Sepse Gazi edhe të kjo biseda që bëmë tani, që u bë një lloj debati për të sqaruar situatën tonë…

Rike: Ai mendon se është duke të ngritur ty teksa bën debat me ty, ndaj është i mërzitur…

Juli: Po pra, sepse i ka thënë ajo…

Rike i ka rrëfyer Julit se janë dy persona që do shumë që t’i nxjerrë nga shtëpia; Eglën dhe Françeskën. Sipas Rikes, Françeska nuk i pëlqen sepse në çdo moment dëshiron të kapet me të. Në kundërpërgjigje, Juli thotë se mirë është që të mundohen të nxjerrin nga shtëpia personat që prishin punë sepse ata që s’u pëlqejnë mund t’i nxjerrin kurdo.

Rike: Unë dua të nxjerr dy persona nga këtu.

Juli: Kush?

Rike: Eglën dhe Françeskën. I kam këtu në majë të hundës.

Juli: Françeskën është kollaj, por Eglën është pak vështirë. Vetëm po doli kësaj radhe…

Rike: S’më pëlqen hiç, nuk…

Juli: Françeska është kollaj. A të prish punë ty?

Rike: S’më pëlqen lal.

Juli: Përveçse nuk të pëlqen, a të prish punë?

Rike: Ajo do të kapet me mua me se s’bën kur nuk ka arsye.

Juli: Puna është të nxjerrim ata që na prishin punë sepse ata që s’na pëlqejnë mund t’i nxjerrim kurdo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA