“Nuk dinim asgjë për motrën, dy hallat dhe gjyshen”/ Ana Kabashi rrëfen në lot për luftën: Mamin e nxorën policët me shkop, vëllai me këmbën e thyer…

25/02/2024 08:45

Këngëtarja Ana Kabashi, motra e Arta Kabashit konkurrente e “Big Brother VIP 3”, ka emocionuar me rrëfimin e saj për luftën në Kosovë.

E ftuar në “S’e Luan Topi”, Ana me lot në sy rrëfeu se për një periudhë të gjatë kohe nuk kishin asnjë informacion për motrën e madhe, dy hallat dhe gjyshen, dhe se shpesh gjatë kësaj periudhe e shihte të atin që përlotej në heshtje.

Më tej, këngëtarja ka treguar edhe një episod të përballjes së të ëmës me forcat serbe gjatë luftës.

“Mami na ka ardhur të na merrte pak më herët ne fëmijëve. Mbaj mend që mami ka qenë e fshehur në një dollap kur kanë hyrë ata për kontroll dhe e kanë qëlluar me shkop gome në dorë, e kanë nxjerrë prej dollapit. Vëllai e ka pasur këmbën e thyer. Një komshi që kemi pasur, një vajzë, i thanë hidhu prej ballkonit për të vrarë veten”- tha Ana.

Pjesë nga biseda:

Erjona: Nga lufta në kosovë çfarë mban mend?

Ana: Pak… Edhe më kanë thënë që do të prekesh kur të shkosh atje? Më kujtohet që për një farë kohe nuk e kemi ditur nëse motra e madhe dhe hallat e mija janë gjallë për një periudhë kohe.

Erjona: Bëhet fjalë për Besën? Është momenti kur ju ikët edhe në Mal të Zi…

Ana: Ne kemi jetuar edhe më herët në Malin e Zi. Babi ka pasur biznese që i kanë zhvilluar aty para luftës dhe ka ndihmuar gjatë periudhës së luftës duke u dhënë njerëzve që erdhën aty bukë pa lekë. Në atë kohë nuk e kemi ditur që motra, dy hallat e mija dhe gjyshja, a kanë qenë gjallë apo jo. Unë dhe Arta kemi shpëtuar mirë. Ndërsa motra dhe hallat nuk kanë dashur të linin shkollën prandaj kanë qëndruar gjatë derisa shpërtheu lufta në Kosovë. U ndjen keq nëse largoheshin para kohe nga shkolla.

Erjona: Sa orë keni ecur për të shkuar në Mal të Zi?

Ana: Nuk e mbaj mend saktësisht, por e di që kemi ecur gjatë. E di që jemi futur në një autobus sepse mami na ka ardhur të na merrte pak më herët ne fëmijëve. Mbaj mend që mami ka qenë e fshehur në një dollap kur kanë hyrë ata për kontroll dhe e kanë qëlluar me shkop gome në dorë, e kanë nxjerrë prej dollapit. Vëllai e ka pasur këmbën e thyer. Një komshi që kemi pasur, një vajzë, i thanë hidhu prej ballkonit për të vrarë veten.

Erjona: Sa kohë qëndruat pa pasur lajme për Besën?

Ana: S’më kujtohet saktësisht, por rreth 2-3 javë. Shikoja babin shpesh herë duke qarë sepse se dinim ku ndodhej dhe ajo ishte në Shqipëri. Shpëtuan mirë. Por edhe vetë ajo ka qenë e frikësuar për faktin se nuk dinte çfarë mund të na kishte ndodhur ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA