Blogeri Dario Doka dha deklaratën e fortë për banorin e Big Brother VIP, Meritonin, për të cilin tha se ‘i ka kërkuar të bëjnë orgji”.
Në një lidhje telefonike për “Fun Club”, Dario tha se kjo deklaratë është e vërtetë dhe është gati të përballet me Meritonin, nëse është e nevojshme.
Pas bisedës, këngëtari Stresi, i ftuar në studio, tha se e beson deklaratën e Darios,
“Jam dakord me çfarë tha Ina, por unë e besoj Darion. Nuk del kot një njeri nga hiçi, Dario ka jetën e vet. Nuk e njoh se kush është, hera e parë që ia dëgjoj emrin, por e besoj”, tha Stresi.
Dy opinionistët, Ina dhe Ronaldo, u shprehën se nuk janë dakord që Dario ka zgjedhur të tregojë gjëra kaq personale.
“Mendoj që Dario ka kaluar nga limitet e veta, nuk mendoj që është diçka që duhet ta ndajë”, u shpreh Ina.
Top Channel