Nëntë ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse, dy punëtorë nxirren të gjallë nga tuneli ku mbetën të bllokuar në Nepal
Autoritetet spanjolle njoftuan të shtunën se është rritur në 10 numri itë vdekurve nga një zjarri i madh që përfshiu një bllok pallatesh në qytetin e tretë më të madh spanjoll, Valencia.
Zjarri, i ndihmuar nga erërat e forta, u ndez të enjten mbrëma dhe autoritetet nuk kanë treguar se çfarë e ka shkaktuar atë saktësisht.
Mëngjesin e së premtes ishte raportuar fillimisht për katër të vdekur nga zjarri.
Por, të shtunën në mëngjes, autoritetet njoftuan se e kanë gjetur trupin e viktimës së 10-të të këtij zjarri.
Rreth 100 të mbijetuar u dërguan në spital për mjekim të premten mbrëma.
Shërbimet emergjente në Valencia thanë se zjarri nisi në katin e katërt të një ndërtese dhe u përhap nëpër pallate. Autoritetet lokale kanë nisur hetim për ta gjetur shkaktarin e zjarrit.
Blloku, i përbërë nga dy ndërtesa, u ndërtua në vitin 2008, thanë zyrtarët.
Blloku ka 138 banesa dhe në të banonin 450 njerëz, raportoi gazeta El Pais duke cituar menaxherin e ndërtesës.
Top Channel