Nis rikthimi i pjesshëm i shërbimeve në Urgjencën e Spitalit qendror në QSUT.
Këtë të shtunë përveç rasteve shumë urgjente pranohen edhe ndërhyrjet kirurgjikale abdominale.
“Janë kthyer ndërhyrjet kirurgjikale urgjente do kthehen edhe ato neurvaskulare”, tha mjeku i urgjencës Erion Bala.
Ndërkohë vijojnë të vijnë raste urgjencash të cilat duhej të ishin drejtuar në spitalin Shefqet Ndroqi apo Spitalin Traumës por që ende nuk e kanë mësuar se urgjenca e spitalit qendror nuk funksionon si më parë.
“Solla burrin dje, mora ambulancën dhe tha ai ose te Infektivi ose në Sanatorium. Po erdha njëherë të shoh, gënjejnë këto apo nuk funksionon vërtetë”, u shpreh një zonjë.
Në rastet kur kanë një të sëmurë qytetarët duhet të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në mënyrë që t’i transportojnë menjëherë për urgjenca kardiake pranë spitalit Shefqet Ndroqi dhe për probleme gastrointensinale në Spitalin e Traumës.
Ndërsa nëse nisen me automjete private mund të orientohen gabim duke humbur kohë sa nga njëri spital në tjetrin.
Top Channel