Policia ka nisur hetimet pasi tre gra janë gjetur të vrara barbarisht me thikë në një shtëpi publike në Vienë, mbrëmjen e djeshme.
Një 27-vjeçar afgan është ndaluar si i dyshuar nga policia pas tragjedisë në klubin Asia Studio.
Incidenti tragjik ndodhi në “zonën me drita të kuqe” Brigittenau, pranë lumit Danub.
Një dëshmitar kishte lajmëruar policinë pasi kishte parë gjurmët e gjakut jashtë klubit për të rritur ndërsa më pas oficerët kishin gjetur tre viktimat më të prera e plagë thike, sipas zëdhënësit të policisë vendase Philipp Hasslinger.
Policia gjeti një grua të katërt brenda ambjenteve, e cila po merret në pyetje si dëshmitare, ndërsa identitetet e viktimave nuk janë bërë ende të ditura.
Në Austri shtëpitë publike janë të ligjshme ndërsa klubi ‘Asia Studio’ e përshkruante veten si “sallon masazhi erotik”.
Vendi ku ndodhi ngjarja është zona 20 e Vienës, një nga më të varfrat në qytet.
Autori i dyshuar besohet se ka hyrë nga një dhomë në tjetrën duke sulmuar pa diskriminim, pasi tre viktimat u gjetën në pjesë të ndryshëm të shtëpisë publike.
Një zëdhënës i policisë tha: “Autori nuk është austriak. Ai duhet të merrte trajtim mjekësor edhe vetë pasi ishte plagosur teksa kryente krimet”.
Tragjikisht zhvillimi erdhi në të njëjtën ditë kur një grua 51-vjeçare dhe e bija 13-vjeçare u gjetën të vdekura në një apartament pranë qendrës së Vienës.
Policia tha se i dyshuar është bashkëshorti i gruas dhe babai i vajzës , një 53 vjeçar austriak që është ende në kërkim nga autoritetet.
Top Channel