Një Berishë ishte i ftuar në Podcastin e Edi Ramës këtë të shtunë, por jo rivali i tij politik.
Tema e emisionit “Flasim” ishte agroturizmi në Theth, ku përball kreut të qeverisë ishte ulur sipërmarrësi Fatmir Berisha.
Zona alpine e vendit ka pësuar një bum turistik vitet e fundit falë ndërtimit edhe të bujtinave të reja, por që nuk kanë përfunduar ende procesin e legalizimit për t’i përkthyer në kolateral. Për këtë çështje kreu i qeverisë njoftoi ngritjen e një task force për përfundimin e këtij procesi.
“Kemi ngritur një task forcë. Nuk janë legalizime të vonuara, se ju nuk e keni pranuar ligjin 7501. Ka plot pjesë që nuk ka konflikte. Kemi bërë ligjin 2020. Kemi ngritur task forcë që të marrin dëshmitë rreth e rrotull të marrin me shkrim por besoj se do të bëhet”, u shpreh Rama.
Ndryshe nga zonat e tjera të vendit, në Theth nuk është aplikuar ligji 7501 dhe është shmangur parcelizimit tokave, çka për Edi Ramën është një avantazh për të mbyllur procesin e legalizimeve në këtë zonë pasi ndërtimet janë ndërtuar në trojet e trashëguar ndër breza.
Top Channel