U kap me kallash, çifte dhe municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Fier

24/02/2024 11:48

Një 31-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga pasi zotëronte disa armë me municion luftarak pa leje.

Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 2 krehra me fishekë dhe 530 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA