Gjarpri sulmon Buçin në studio! Krijohet panik dhe frikë mes konkurrentëve

24/02/2024 07:53

Programit Për’Puthen i është shtuar një konkurrente e re dhe ajo është Aria 23 vjeçe.

Ajo ka zgjedhur që hyrjen e saj ta bëjë ndryshe, duke u shoqëruar nga një gjarpër të cilin e konsideron si fatsjellës. Me hyrjen e saj ka trazuar menjëherë ujërat.

Aria: E kam një kafshë fatsjellëse. Kam fat me këtë gjarpër dhe pres të më sjellë këtu fat dashurie. Nuk helmon. Kam ardhur për një eksperiencë të re dhe pse jo të gjej dashurinë. I dashuri im duhet t’i dojë patjetër kafshët sepse unë jam shumë dhënë pas kafshëve. Gjarprin po ia jap Buçit. Teksa ia var tek qafa, gjarpri për një moment nervozohet dhe e sulmon, të gjithë në studio për një moment bërtiten sepse i zuri paniku.

Buçi: A ka helm?

Aria: Varet nga njeriu.

Buçi: Kam hall se mos vdes gjarpri jo për gjë.

Megi: Meqë ti e njeh gjarprin, si po reagon tani me Buçin?

Aria: Shumë qetë, besoj se i pëlqen.

Buçi: Nuk binden kollaj gjarpërinjtë ëë? Si u bind me Buçin ky gjarpër, si shpjegohet?

Aria: Vetia jote.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA