Banorja e Big Brother VIP ka shpërthyer në lot, pasi është shprehur se ka vuajtur nga bullizmi kohë më parë.

Ndëkohë kjo gjë nuk u la pa u diskutuar gjatyë prime-t, ku moderatori Ledion Liço dha një mesazh të vyer për të gjithë, teksa kritikoi mënyrën e komunikimit.

Ledion Liço: Françeska më vjen keq që je ndjerë keq për komentin për formën tënde trupore aty. Egla dhe gjithë të tjerët duhet të kuptojnë seriozisht, që jemi në një program televiziv që shihet nga miliona në të gjithë botën, që çështja bodyshaming prek miliona vajza në të gjithë botën dhe është nga më të nxehtat.

Egla: Jo, jo. Ledion, mos përdor… Ledion…

Ledion Liço: Për komente si këto vajzat vuajnë nga bulimia, anoreksia dhe vuajnë nga një imazh.

Egla: Ledion, Ledion…

Ledion Liço: E di çfarë do e mbyll lidhjen me shtëpinë dhe do ta jap këtë mesazhin për qejfin tim. Nuk më intereson fare se çfarë mendimi ke për të dhënë, zero. Po fare, zero, Egla zero. Unë e kuptoj që mund ta kesh thënë në çfarëdolloj mënyre, por duhet ta kuptosh ngarkesën e gjësë. Po jepni një mesazh për miliona njerëz që po e shohin dhe duke e parë këtë program mund ta keqkuptojnë shumë kollaj.

Arbër Hajdari: S’e di pse ka një lloj tendence për të mos kërkuar falje. Kjo është e keqja. Unë nuk e kuptoj se si dy njerëz komentojnë një vajzë të re për trupi, nuk e kuptoj se çfarë fitojnë. Egla pse është kaq e vështirë kur kuptoni se personi përballë ndihet keq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA