Dy vjet nga agresioni rus, reagon Presidenti Begaj: Ukraina sot është ndërgjegjja jonë, do jemi gjithmonë krah saj

24/02/2024 10:21
Presidenti Bajram Begaj

Kanë kaluar dy vite nga agresioni Rus në Ukrainë, ku ka shkaktuar vdekje të shumë ushtarëve dhe njerëzve civilë.

Ukraina vazhdon të mos dorëzohet përara agresionit rus, i cili mesa duket po përparon gjithnjë e më shumë. Presidenti Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se vendi jonë do jetë gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe “në mbrojte të vlerave universale”.

“Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit.  Ukraina sot është ndërgjegjja jonë.  Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik.  Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universal”, shkruan Begaj.

Top Channel