Nëntë ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse, dy punëtorë nxirren të gjallë nga tuneli ku mbetën të bllokuar në Nepal
Pesë vajza janë vrarë brenda një dite në Vienë, duke tronditur mbarë opinionin publik.
Trupat e tre vajzave të reja u gjetën me plagë vdekjeprurëse me thikë në një bordello në lagjen Brigittenau të kryeqytetit austriak të premten mbrëma pasi një dëshmitar njoftoi policinë, sipas The Guardian.
Një burrë, 27 vjeç u arrestua aty pranë me dyshimin për kryerjen e vrasjeve, tha policia të shtunën. Nuk është dhënë asnjë motiv për vrasjet dhe i dyshuari ishte ende duke u marrë në pyetje, njoftoi agjencia austriake e shtypit APA.
Në një rast tjetër, një grua dhe vajza e saj, 13 vjeç, u gjetën të vdekur në një apartament në Vjenë më herët të premten. Ato dyshohet se janë mbytur për vdekje, me babanë të dyshuar kryesor, tha APA.
Shoqata austriake e strehimoreve autonome të grave regjistroi 26 femicide vitin e kaluar dhe debati është ndezur në vend dhe në të gjithë Evropën mbi vrasjen e grave dhe vajzave, shpesh nga duart e partnerëve ose ish-partnerëve.
Qeveria austriake ka premtuar marrjen e disa masa, duke përfshirë rritjen e fondeve për organizatat që ndihmojnë viktimat e dhunës.
Megjithatë, OJQ-të thonë se qeveria nuk po bën sa duhet për të ndaluar vrasjet.
Midis 2010 dhe 2020, 319 gra u vranë në Austri, kryesisht nga partnerët e tyre ose ish-partnerët, me një rekord të lartë prej 43 viktimash në vitin 2019, sipas një studimi qeveritar.
Top Channel