Prime-n e kaluar Heidi u pyet se mes Romeos dhe Julit kë shikon si lider, por pa një përgjigje ekzakte.

Banorët kanë diskutuar gjatë javës për reagimin që Heidi kishte bërë, ku sipas tyre la të nënkuptohej se zgjedhja do të ishte Juli.

Por kjo gjë u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP, ku u shoqërua me debat të ashpër mesa banorëve.

Heidi: Nuk është se e kam ndjerë veten mes dy zjarresh por kam qenë në një pozitë për të kuptuar për pozitën mes Romeos dhe Julit. Të dy kanë pozicionet e veta.

Ledion Liço: Por kur ai reagim lëndon njeriun e zemrës?

Romeo: Nuk më ka lënduar qëndrimi i Heidit.

Heidi: Nuk është se e ka qëndruar lëndimi im, Juli nuk ka lidhje me diskutimet tona, ka qenë tjetër gjë fokusi. Deri tani arriti t’i ndajë dy gjëra. Njëri është i zemrës tjetri është mik këtu brenda.

Ledion Liço: Mua më ka bërë përshtypje, se si ndryshe nga çiftet e tjera ju në darkat pas prime-ve.

Romeo: Dua ta shoh në sy, që të kuptohemi.

Heidi: Po, është e vërtetë thjesht ne duam të flasim me njëri-tjetrin.

Rike: Heidi më ka thënë gjithmonë pse nuk pozicionohesh. Ndërkohë që vet nuk po e bën. Nëse ke ndjenja vendos partnerin tënd si lider.

Romeo: Kur nuk e kërkoj unë këtë pozicion pse ju vjen keq të tjerëve?

Ledion Liço: Romeo ti nuk je prekur fare nga kjo gjë?

Romeo: Jo fare, ajo vajza ka ardhur vetëm këtu dhe nuk do të ndikohet nga gjërat. Kur nuk flas unë për veten nuk ka asnjë të drejtë nga këta.

Rike: Edhe ti nuk e prisje që ajo të thonte emrin tënd.

Romeo: Kur kemi qenë jashtë Ilnisa ka ardhur të më provokojë. E pashë që ishte tendencioze.

Ilnisa: Jo, jo. Çfarë ishte tendencioze. Nuk mund të them unë analizën time.

Juli: Ai ka qenë një koment që e kam thënë me sarkazëm. Mendoj që ajo duhet të zgjidhte veten e vet dhe e kishte mbyllur punë. Nuk doja të isha pjesë fare e kësaj gjëje. Këtu ka filluar një luftë çiftesh, por unë nuk jam pjesë e kësaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA