Dhjetëra banorë të fshatrave që përshkon lumi Shushica apo siç njihet si Lumi i Vlorës kanë protestuar ditën e sotme në afërsi të fshatit Kuç aty ku dhe buron lumi Shushica.
Banorët kanë kundërshtuar dhe pezullimin e projektit te ujësjellësit që do të marrë ujin nga burimi i këtij lumi për të furnizuar banorët e bashkisë së Himarës. Në ketë tubim kanë marrë pjesë banorë të 37 fshatrave ku ky lumë kalon.
Kjo është hera e katërt që janë ngritur në protestë për pezullimin e projektit të ujësjellësit. Sipas tyre ky lumi Shushica është i vetmi burim jetese për këto zona, pasi nga ky ujë vaditin tokat, bagëtia pi ujë, por dhe një atraksion turistik për bukurinë e zonës dhe pastërtinë që ky ujë ka.
Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit që ta shikojë këtë projekt prej 9.5 milion euro dhe ta ndali si investim.
Protesta ka vazhduar prej më shumë se një ore tek ura e Laskos në Kuç edhe me reshje shiu.
Top Channel