Trump konfirmon se ndërroi avion pas samitit të NATO-s në Turqi: Unë bëj atë që më thonë, kam shumë kërcënime për të cilat ju nuk jeni në dijeni
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një intervistë të dhënë për median amerikane Fox News, i bëri thirrje Presidentit Biden dhe kandidatit kryesor republikan Donald Trump që të vizitojnë Ukrainën dhe të shohin në vijën e parë përmasat e tragjedive pas agresionit rus.
Intervista u zhvillua pranë vijës së frontit në Kharkiv, disa kilometra larg luftimeve. Zelensky u pyet edhe për deklaratën e bërë nga ish-presidenti i SHBA, Donald Trump i cili tha se nëse do të rizgjidhet në krye të SHBA-ve sërish, do t’i jepte fund për 24 orë luftës në Ukrainë.
Zelensky tha se nuk e kuptonte sesi një gjë e tillë mund të ndodhte duke u shprehur se ishte i gatshëm ta priste Trumpin në vijën e luftimeve për të marrë idetë e tij.
“Ai nuk mund ta zgjidhë këtë problem, këtë tragjedi me mua. Do ta pres ish-presidentin në vijën e frontit që t’i shpjegoj gjithçka dhe ai do të shpjegojë mendimet e tij, ndoshta ai ka disa ide. Nuk e di”- u shpreh Zelensky.
Por sipas presidentit ukrainas, Trump do të ndryshojë mendje kur të shohë frontin e luftimeve dhe do të bindet se Putin është armiku i vetëm.
‘’Trump do të shohë se çfarë po ndodh, dhe pas kësaj, unë mendoj se ai do të ndryshojë mendjen e tij dhe të gjithë e kuptuam se nuk ka dy anë të kësaj lufte: Ka vetëm një armik, dhe ky është pozicioni i Putinit. ”-këmbënguli Zelensky.
Top Channel