Shteti indian do të ndërtojë ‘mure anti-elefantë’ pas ankesave për sulmet (fotot)

23/02/2024 18:09

Qeveria federale e Indisë ka njoftuar planet për ndërtimin e barrierave kundër elefantëve në shtetin jugor të Kerala si reagim për sulmet e këtyre kafshëve, që kishin shkaktuar protesta të banorëve.

Ministri indian i mjedisit Bhupender Yadav, dha lajmin gjatë një vizite në rajon duke ngritur dhe kritika ndaj qeverisë që sipas tij ‘e kishte neglizhuar çështjen’.

Ai shtonte se rezidentët e Wayanad në Kerala kërkojnë kërkojnë ngritjen e gardheve ose hendeqeve kundër elefantëve, ‘mikroçipimin’ e tyre me qafore dhe krijimin e korridoreve të posaçme për kafshët e botës së egër.

Zhvillimi vjen teksa javës që shkoi një burrë u shkel për vdekje nga elefanti që ishte me qafore elektronike.

Ndërsa më herët një punonjës 50-vjeçar i një projekti qeveritar për turizmin u vra nga elefanti egër gjatë detyrës në rajonin Pulpally, shkruan rrjeti TheIndependent.

E përditshmja vendase Indian Express, shkruan se në Kerala është shënuar rritje e sulmeve ndaj njerëzve prej elefantëve, tigrave, bizonët dhe derrat e egër.

Në periudhën 2022-23 qeveria vendase thotë se ka regjistruar më shumë se 8000 sulme nga kafshët e egra.

Ata shtonin se në zonë në 10 vitet e fundit janë regjistruar 41 vdekje nga elefantët.

FOTO GALERI
1/3
Qeveria federale e Indisë ka njoftuar planet për ndërtimin e barrierave kundër elefantëve në shtetin jugor të Kerala si reagim për sulmet

Top Channel