Lëvizja opozitare e Qytetarëve të Lirë (PSG) në Serbi ka mbështetur qëndrimin e BE-së në lidhje me vdekjen e opozitës ruse Alexei Navalny në burg, dhe bëri thirrje që deklaratës së bllokut t`i bashkohet sa më parë edhe Beogradi.

“Serbia nuk e ka bërë këtë gjë deri më tani, duke u kthyer në të vetmin vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e hedh një hap të tillë”, thuhet në deklaratën e PSG-së. Pak ditë më parë, Brukseli i bëri thirrje të ngarkuarit me punë të Rusisë atje të përcillte “indinjatën” e tij për vdekjen e Navalny në burg. Një sërë vendesh europiane përfshirë Gjermaninë, Suedinë, Italinë, vendet baltike e Kroacinë i ftuan ambasadorë rusë ose të ngarkuar me punë për një diskutim rreth rastit.

Anëtari i kryesisë së PSG-së, Natan Albahari, sipas mediave në Kosovë, ka ngritur ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe Partisë Progresive Serbe pyetjen se përse “nuk i bashkohet njoftimit dhe qëndrimit zyrtar të BE-së në lidhje me vdekjen e kryeopozitarit rus. “Ky është një turp i madh për vendin dhe Vuçiç e kryeministrja Ana Brnabic janë përgjegjës për këtë turp”, tha Albahari, duke shtuar se ata kishin mundësinë ta dënonin qartazi vrasjen e Navalny-t, e të qëndronin në krah të luftës për demokraci dhe pranë pozicionit të BE-së. Vdekja e Alexei Navalnyt  në një burg të largët të Arktikut ku po vuante dënimin me 19 vite heqje lirie, u njoftua të premten.

Top Channel