Për Ballkanin, në Indi/ Ministri Hasani në edicionin e nëntë të “Dialogut Raisina”

23/02/2024 12:11

Igli Hasani ministër i punëve të jashtme ndodhet në Indi për të intensifikuar marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike, të vendosura mes dy vendeve prej vitin 1956.

Me homologun e Indisë Subrahman-yam Jaish-ankar, ministri Hasani shprehu gatishmërinë e Shqipërisë në hapjen e një ambasade në këtë vend.

Për mediat në Indi ministri Hasani deklaroi se “jam i lumtur të mësoj se qeveria e Indisë po bëhet gati të hapi një përfaqësi diplomatike në Shqipëri”

Shefi diplomacisë shqiptare ka theksuar se “Shqipëria është një nyje ndërlidhëse mes Unionit Europian dhe Lindjes nga ku Shqipëria është pjesë e shumë korridoreve që lidhin Indinë me Unionin Europian.

Në atë që njohët si “Dialogu Raisina” Ministri Hasani ka deklarua se “duhet të forcojmë bashkëpunimin për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet”.

“Ajo që ne shohim përsëri në Ballkanin Perëndimor, një rajon që ka prodhuar, në një mënyrë apo tjetër, më shumë histori botërore sesa ka konsumuar. Shohim se këto tendenca të rishikimit të historisë dhe përdorimit të shembujve të së kaluarës sonë të përgjakshme në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, po krijojnë probleme gjithnjë e më të mëdha. Prandaj, kemi nevojë për institucione më solide ndërkombëtare dhe na duhet më shumë mirëkuptim për gjërat për të cilat kemi rënë dakord”, u shpreh Hasani.

“Dialogu Raisina” është konferenca kryesore e Indisë mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë, që organizohet nga viti 2016.

 

Top Channel