Parlamenti gjerman ka mbështetur një ligj për lejimin thuajse të hapur të përdorimit të kanabisit për çdo person mbi 18 vjeç.

Por rregulla strikte do të vendosen për blerjen e tij, duke vështirësuar zotërimin e barit.

Lejimi tymosjes së kanabisit në publik pritet të nisë nga 1 prilli, së bashku me zotërimin e një maksimumi prej 25g kanabis për çdo person, që është ekuivalente me rreth dhjetë-dymbëdhjetë cigare të forta, ndërsa limiti i sasisë së zotëruar në shtëpi do të jetë 50g, shkruan rrjeti BBC.

Në shumë zona të Gjermanisë policia prej kohesh nuk i jepte më vëmendje tymosjes së kanabisit edhe pse zotërimi i saj për arsye zbavitjeje (rekreacioni) ishte ende i paligjshëm dhe mund të procedohej penalisht deri.

Përdorimi i këtij bari te të rinjtë është rritur ndër vite, megjithë ndalimin, tha ministri gjerman i shëndetësisë Karl Lauterbach, një nga nxitësit e reformës.

Ai tha se me lëvizjen kërkohet ndalimi tregut ilegal të kanabisit dhe prerja e të ardhurave për grupet kriminale, ndërsa shtonte se nuk do të lejohen të hapen kafene të shumta kanabisi.

Pas debateve të sotme në parlamentin gjerman Bundestag, vota rrjedhimisht kaloi me 407 vota në favor e 226 kundër.

Simone Borchardt e opozitës konservatore CDU tha se qeveria kishte miratuar një ligj “të panevojshëm e konfuz”.

Tymosja e kanabisit do të jetë përsëri e paligjshme pranë shkollave dhe qendrave sportive, ndërsa tregu i tij do të jetë i kontrolluar dhe blerja nuk do të jetë e lehtë.

Do të jetë e lejuar rritja e bimëve private të kanabisit, në një maksimum prej tre bimësh për shtëpi, sipas zyrtarëve.

Duke parë opozicionin e kritikëve ende nuk është asgjë e sigurtë apo nëse konservatorët e anullojnë ligjin nëse rikthehen në pushtet vitin që vjen./BBC/

FOTO GALERI
1/3
Në shumë zona të Gjermanisë policia prej kohesh nuk i jepte më vëmendje tymosjes së kanabisit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA