Zgjedhja e kreut të PD-së, Noka skualifikon Salianjin, Kokalarin dhe Balliun: Do shohim nëse Mereme Sela plotëson kriteret
30/04 16:50
Seanca plenare e kësaj të enjteje u mbyll me një rekord prej 7 minutash, mes zhurmuesve dhe kundërshtimit të deputetëve të opozitës.
Që në nisje Kuvendi hoqi nga rendi i ditës Amnistinë Penale, ndërsa u miratua me 77 vota marrëveshja e emigrantëve me Italinë.
Në marrëveshjen me Italinë votuan pro edhe tre deputetë të PDIU.
Kujtojmë se këtë mëngjes, Partia Socialiste vendosi të tërheqë sot projektligjin për Amnistinë Penale, pasi nuk siguronte dot 84 votat e nevojshme për ta miratuar.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha një ditë më parë njoftoi se deputetët e grupit të tij nuk do të jenë të pranishëm nëse nuk do merren në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre.
Top Channel