Miqësia mes Romeos dhe Meritonit mesa duket është krisur. Po krijohen gjithnjë e më shumë pakënaqësi mes tyre brenda shtëpisë së Big Brother.
Në një bisedë me Erjolën dhe Vesën, Romeo është hapur dhe ka treguar zhgënjimin që ka ndaj Meritonit, ku sipas tij, në vend që të sheshonte gjërat, po i shton benzimë më shumë zjarrit. Ai tregon se Meritonin e ka mbajtur në shtëpi, babai i tij i ka bërë kafen dhe madje i ka liruar krevatin e tij, kështu nuk e priste një sjellje të tillë.
Romeo: Unë po flisja shumë qetë me Ilnisën. I thashë çfarë thua o shpirti, o zemra, rri rehat. Unë shpirti, zemra i them të gjithëve, nuk e kam vetëm me atë. “Ej kujdes me ato shpirti e zemra” më tha. U fut prapë në debat. Për çfarë po futesh ti o vëlla. Ke një mundësi të sheshosh gjërat me mua, ti futesh prapë? Për çfarë futesh o vëlla?
Erjola: Skandal, i ka futur ajo shiringën e helmit.
Romeo: Unë i druhesha kësaj ditës nga i gjithë udhëtimi që ai ka bërë këtu. I kam thënë kujdes. Ka fjetur në shtëpinë time ai, ia ka bërë baba im kafen atij. Ka fjetur në shtëpinë time, çfarë po thua ti? I kam liruar krevatin unë.
Top Channel