E veja e Alexey Navalny, Yulia Navalnaya, përsëriti të enjten se ajo beson se presidenti rus Vladimir Putin vrau burrin e saj dhe u kërkoi mediave të mos devijohen nga narrativat e qeverisë ruse.
Përmes një mesazhi në Twitter, Navalnaya iu lut gazetarëve: “Shkruani se Putin vrau Alexey. Shkruani çdo ditë. Për sa kohë që të kini forcë të mjaftueshme.”
Komentet ishin pjesë e një përgjigjeje ndaj komenteve të bëra nga Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Dmitry Medvedev, i cili sugjeroi se ajo “po buzëqeshte” duke pritur me padurim fillimin e “jetës së saj politike” pas vdekjes së bashkëshortit, Navalny.
Duke hedhur poshtë komentet e ish-presidentit dhe kryeministrit rus Medvedev, Navalnaya u bëri thirrje të tjerëve që të mos shpërqendroheshin nga deklaratat e tij të qëllimshme.
“Putini vrau Alexey Navalny,” shtoi Navalnaya.
Vlen të theksojmë se Navalny, kritiku i ashpër 47-vjeçar i presidentit rus Vladimir Putin, vdiq të premten e kaluar, sipas shërbimit rus të burgut. Shkaku i vdekjes së tij është i paqartë, ndërsa ekipi i tij ka akuzuar autoritetet se kanë gënjyer për të vonuar procesin e kthimit të trupit të tij tek familja. Si e veja dhe nëna e tij, Lyudmila Navalnaya, kanë bërë kërkesa të vazhdueshme që trupi i tij të kthehet.
Top Channel