PDIU bashkoi votat me PS-në për marrëveshjen me Italinë, Doda: Janë vend mik, kanë qenë në krahun tonë sa herë kemi pasur kriza

22/02/2024 10:29

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda tha se kjo forcë politike votoi pro marrëveshjes me Italinë, pasi ky vend ka qenë në krah të Shqipërisë sa herë ka pasur kriza.

Mesila Doda: Votuam pro marrëveshjes. është një vendim i kushtetueses që i hap rrugën marrëveshjes. Bëhet fjalë për një shtet mik që i është gjendur pranë Shqipërisë në momente krizash. Nuk bëhet fjalë për individë siç është Fredi Beleri, por flasim për një shtet mik.

Ku është tani PDIU, jeni një mbështetëse e PS-së?

Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë, që do të duhej të mbështetej nga të gjithë. Sa herë kemi pasur nevojë, kemi pasur përkrah shtetin italian.

Do ta jepni votën për amnistinë?

Do të varet shumë nga shtresat që përfitojnë nga amnistia. Parlamenti nuk është që disa njerëz të luftojnë përballë të tjerëve. Nuk duhet të ketë aty disa persona që vetëm kundërshtojnë, por edhe të thonë fjalën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA