FOTOT/ Zhupa-Kumbaro debat në oborrin e Kuvendit për zonat e mbrojtura, Idrizi me Bardhin e Tabakun pasi bashkoi votat me PS për paktin me Italinë

22/02/2024 11:36

Seanca plenare e kësaj të enjteje u mbyll për 7 minuta, mes bilbilave, zhurmuesve dhe tensionit në sallë.

Deputetët e opozitës vepruan me të njëjtin skenar si në seancat e fundit, duke krijuar kaos.

Tensioni në sallë u zhvendos në oborrin e Kuvendit, mes ministers Mirela Kumbaro dhe deputetes demokrate, Ina Zhupa, pas miratimit me 74 vota pro të  pr.ligjit për ndërtimin në zonat e mbrojtur.

Nga ana tjetër, lëvizja e PDIU për të bashkuar votat me maxhorancën për të kaluar me 77 vita pro marrëveshjen e emigrantëve me Italinë shkaktoi diskutim mes Shpëtim Idrizit, Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit, të cilët u panë duke debatuar në oborr.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel