Top Channel ka siguruar disa foto të 27-vjeçarit Ymer haxhiaj i cili ka dhunuar, lidhur dhe i ka dhënë ilaçe të dashurës së tij 19-vjeçare për të dështuar fëmijën që mbante në bark.
Sipas burimeve për Top Channel i riu shqiptar u arrestua në vendin e quajtur Cilivi prej policisë së ishullit jonian, pasi sipas denoncimit në adresë së tij, dhunoi, mbajti peng dhe detyroi në abort Athina Marula 19 vjeçe
Policia thotë se Haxhiaj dhe Marulas kishin një lidhje intime, rezultat i së cilës ishte shtatzënia e kësaj të fundit.
Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj.
Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori Marulanë me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi.
Atje mbas një debati, i kërkoi 19-vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi. I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi, e detyroi atë me marrë dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën. Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh.
Për shkak të dështimit të pa kontrolluar, hemorragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital.
Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.
Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin makabër pasi sipas tij nuk donte të vinte në jetë fëmija, produkt i lidhjes së tij me 19-vjeçaren.
Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa autori do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje. Vepra penale të konsideruara të tipit të rëndë që dënohen me heqje lirie mbi 7 vjet.
Para hetuesve shqiptari shprehet se ngjarja s’ka ndodh fiks ashtu. Por nuk ka dhënë një tjetër variant bindes se çka ndodhur. Për momentin ndodhet ende në hetuesi dhe pritet të japë argumentet e tij.
Top Channel