Deputetët e përjashtuar nuk u lejuan të futen në sallën e Kuvendit.

Të përjashtuarit, Edi Paloka, Petrit Doda, Flamur Noka, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Albana Vokshi, Elda Hoti zgjodhën të mos përplasen me Gardën e Kuvendit, duke qëndruar para derës.

Vokshi dhe Hoti u përjashtuan me 10 ditë nga Kuvendi, pas kërkesës së Partisë Socialiste, nga Sekretariati i Etikës.

Vokshi: Nuk u lejuam me urdhër të Lindita Nikollës të hyjmë në seancë, dje u thirr mbledhja e byrosë së Kuvendit pas ankimimit që unë dhe zonja Hoti bëmë në lidhje me vendimin e sekretariatit, nuk është aspak i Etikës por në një sekretariat organ censure që tenton t’i mbyllë gojën deputetëve të opozitës, pavarësisht njoftimit, në mënyrë të suksesshme mbledhja u dështua, sepse në bazë edhe të informacvioneve edhe të procesverbalit nuk ka pasur asnjë fakt, asnjë dëshmitar për të bazuar dënimin e tyre, dënim politik, të dënohen se protestojnë në mënyrë paqësore ndërkohë që shkelet rregullorja duke, kemi bërë një letër, e kemi njoftuar kryetaren e Kuvendit, e cila nuk mori pjesë, e njoftova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA