Qytetarët të cilët ishin mbledhur para kryesisë së Kuvendit duke protestuar kundër pr.ligjit për ndërtimin në zonat e mbrojtura i janë kthyer keq deputetit të PS, Erion Braçes.
Nën thirrjet njërëri “Turp”, pas përfundimit të seancës plenare, Braçe i është kthyer me fjalët “Paskeni marrë edhe hajdutin e kohës së Saliut me vete?”
Ambientalisti: Turp! Turp! E votove ligjin Erion? E votove Divjakën?
Braçe: Paskeni marrë edhe hajdutin e kohës së Saliut me vete? E keni marrë edhe atë aty? Se ai hajduti i Saliut e ka mbrojt Divjakën. Ai hajduti i Saliut e keni aty.
Kujtojmë se pr.ligji për ndërtimin në zonat e mbrojtura u miratua me 74 vota pro në Kuvend gjatë seancës plenare e cila zgjati vetëm 7 minuta mes tensionit dhe zhurmuesve.
Top Channel