“Turp pse jeni fshehur?” Tensione mes mazhorancës dhe opozitës në Byronë e Kuvendit, ndërpritet mbledhja! Felaj: S’ka kuorum

21/02/2024 13:37

Pamundësohet mbledhja e byrosë së Kuvendit.

Të pranishëm në mbledhje ishin deputetet e Partisë Demokratike, të cilët nuk janë dhe anëtarë të byrosë, ndërkohë socialistët nuk ishin prezent, përveç Ermonela Felajt dhe Blendi Klosit.

Mbledhja u drejtua nga Felaj, e cila kërkoi prezencën për kourumin dhe deklaroi se nuk kishte kuorum.

Në këto kushte mbledhja u ndërpre. Kjo solli dhe resgimin e deputetëve të PD, të cilët akuzuan maxhorancën se po fshihen dhe nuk vijnë në mbledhje.

“Turp, pse jeni fshehur”, ishin akuzat e demokrateve.

Mbledhja kishte si qëllim ankimimin e Elda Hotit dhe Albana Vokshin, të cilat janë ndëshkuar me 10 ditë përjashtim, për shkak të protestës ditën e enjte në seance plenare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA