Ndryshime në qeveri.

Këshilli i Ministrave me propozim të kryeministrit Edi Rama ka miratuar vendimin e qeverisë për largimin nga detyra të zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, Albana Tole.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”- thuhet në vendimin e qeverisë që mban firmën e kryeministrit Rama.

Tole mori detyrën e zv.ministres në këtë dikaster më 3 nëntor 2021, duke zëvendësuar në detyrë Oltion Rrumbullakun, i cili e ruante këtë detyrë që nga 11 dhjetori 2019.

Top Channel