Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Breaking” në Top News është pyetur për BBV, një nga formatet që po diskutohet më së shumti në Shqipëri.
Sipas Ngjelës, me aq sa e ka parë, Ilnisa, Roza dhe Rike janë aktore mjaft të mira dhe se dashuria aty brenda nuk ekziston. Avokati merr shembull aktorët të cilët puthen nëpër filma, por kjo nuk do të thotë që tradhtojnë partnerët e tyre. Pra i njëjti rast është edhe në BBV, sipas Ngjelës banorët nuk dashurojnë vërtet, por e bëjnë thjesht për lojë.
“Më kanë bërë përshtypje ato tre vajzat e bukura të cilat kanë pasur jehonë në opinionin publik dhe nuk i kam ndjekur mirë, por kam përshtypjen që edhe Ilnisa, Rika dhe Roza, aq sa kam parë unë sillen si aktore atje. Kanë karakter aktorial. Mos i shikoni ata që dashurohen aty, është film aty, është aktrim. Një film erotik që shikon me aktorët e mëdhenj, ku Sophia Loren puthet e bën dashuri me dikë, çfarë është tradhti e burrit ëë? Ose ata do martohen? Ata janë në lojë, e mora si shembull unik që e njeh gjithë bota. Pavarësisht se nuk xhirohen, por shikohen si një film. Po të ketë kamerën atje si e hedh në një film, si e transmeton në një televizon është njësoj. Mos i shikoni u puth me filanin, jo u puth me atë, s’ka rëndësi. Po ajo aktorja që puthet në film tradhton burrin? E mora këta shembull për të kuptuar që janë në një lojë”, shprehet Ngjela.
Top Channel