Kurba e infeksioneve respiratore duket sa ka filluar të zbresë. Gjatë javës që lamë pas, nga 17,738 mijë të prekur që ishin në javën e gjashtë, janë raportuar 15,778 të prekur.

Por edhe pse kurba ka nisur një tjetër zbritje ka pasur një rritje të numrit të fëmijëve të shtruar në Urgjencën Pediatrike të moshës nga 0-14 vjeç.

Kjo për shkak të komplikacioneve që ka shkaktuar virusi i gripit apo viroza të tjera  tek të vegjlit ku për shkak të temperaturës së lartë kanë bërë komplikacione të rënda të cilat kanë pasur nevojë për trajtim në spital.

Këto janë të dhëna që raportohen nga Instituti i Shëndetit Publik, sipas të cilave është shënuar një rënie e lehtë e numrit të shtrimeve për të rritur të cilët kanë shfaqur pneumoni e që janë drejtuar pranë Spitalit Shefqet Ndroqi.

Në vendin tonë është duke qarkulluar më së shumti  virusi i gripit i tipit A, sikundër duket në këtë këtë grafik i shënjuar në ngjyrë të gjelbër.

Qarkullon edhe COVID por shumë më pak se sa gripi e ilustruar në grafik me të kuqe. Dhe po kështu ka raste të prekur nga virusi i tipit B i gripit.

Ndërsa në lidhje me situatën e fruthit ndonëse vijon vaksinimi i fëmijëve ka një  tjetër rritje.

Nga 22 fëmijë që u raportuan të prekur nga fruthi ky numër tanimë është 28, por gjithësi duket se është brenda një vatre të izoluar.

Mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë bëjnë thirrje të bëhen në kohë vaksinat, pasi nëse virusi gjen terren mund të ketë vatra të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA