Edi Rama: Mos shpërdoroni kohën në rrjetet sociale duke parë Kozakun, por për…

21/02/2024 20:57

Që prej marrjes të drejtimit të PS në 2005, Edi Rama e ka vendosur përdorimin e rrjeteve sociale nga kjo forcë politike si një prioritet konstant.

Në funksion të kësaj edhe në mbledhjen e sotme me drejtuesit politik dhe asamblenë ka lënë detyra konkrete për t’ia përcjellë bazës.

Burime nga kjo mbledhje i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se Edi Rama ka kërkuar:

“Anëtarët e partisë janë dhe duhet të jenë zë dhënia e partisë”.

Ka kërkuar më tej përdorimin e kohësh në rrjetet sociale jo për të parë “bëmat” e ‘TikTokersave’ të famshëm.

“PS duhet të jetë parti digjitale dhe duhet të të çojmë përpara agjendën digjitale të partisë prej çdo anëtari. E nevojshme çdo anëtarë te jetë aktiv në rrjetet sociale”.

Pasi theksoi në asamblenë e shkuar se “mos më thoni se punësimet shtojnë antarësinë, këtë të mërkurë u ndal tek nepotimi brenda partisë.

“Duhet të marrë fund nepotizmi në organet e partisë“- citohet të ketë deklaruar Rama.

Top Channel