Britania kërkon të zgjerojë skemën e kontestuar të shtimit të florurit në ujin e pijshëm (fotot)

21/02/2024 21:53

Qeveria britanike raportohet se kërkon të shtojë me miliona banorë skemën e kontestuar të shtimit të florurit në ujin e pijshëm.

Zyrtarët kërkojnë të shtojnë 1.6 milionë banorë në verilindje të vendit që do të marrin mineralin e dyshimtë në sistemin e furnizimit me ujë.

Zyrtarët thonë se floruri ndihmon në forcimin e shtresës së jashtme të dhëmbëve, por shumë kritikë të praktikës kanë tjetër mendim.

Disa studime kanë treguar se sasi të tepërta të mineralit te të vegjëlit janë të lidhura me sindormën Down, me gurët në veshka dhe me disa tipe kanceri, shkruan e përditshmja vendase Daily Mail.

Ndërsa ekspertët shtetërorë të shëndetësisë thonë se pretendimet nuk janë të mbështetura me prova, duke i përshkruar si ‘të ekzagjeruara”.

Rreth 5.8 milionë britanikë kanë florur të shtuar në ujin e rubinetit, i cili shtohet gjithashtu në pastën e dhëmbëve dhe solucionet për larjen e gojës.

Krerët e shëndetësisë në vend pretendojnë se kjo praktikë mund të parandalojë gjysmën e shtrimeve në spital dhe reduktimin e kostove të sistemit shëndetësor.

Por publiku britanik nuk është i bindur për avantazhet në krahasim me rreziqet e supozuara.

Floruri në ujin e pijshëm është një pikë e nxehtë debatesh edhe në SHBA ku kandidati i mundshëm presidencial Robert F. Kennedy Jr e quante kësaj jave “neurotoksinë” dhe zotohej ta hiqte nga sistemi i shpërndarjes së ujit nëse zgjidhej.

Plani në Britani thotë se floruri është ‘i dobishëm për dhëmbët’ por nuk ka pasur zgjerim të skemës së përdorimit të tij që prej viteve 1980-të.

Vetëm disa vende të BE mbështesin shtimin e florurit në ujin e rubinetit teksa vende si Gjermania, Holanda e Suedia e kanë ndaluar, ndërsa Franca nuk e ka nisur kurrë, shkruan rrjeti The Guardian.

Kina ka përdorur florurin në ujin e pijshëm para se ta ndalonte në vitet 1980.

Rreth 25 vende në botë e përdorim atë në ujin e pijshëm por vitet e fundit kritikat janë shtuar për pasigurinë e masës për t’u përdorur dhe efekte toksike në sistemin nervor njerezor. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/3
Robert F. Kennedy Jr e quante kësaj jave “neurotoksinë” dhe zotohej ta hiqte nga sistemi i shpërndarjes së ujit nëse zgjidhej.

Top Channel