Mungesa e kuorumit ka sjellë shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Beogradit për në datën 1 mars, ndërsa kreu i Autoritetit të Përkohshëm të bashkisë të kryeqytetit serb, Aleksandar Shapic deklaroi se tha se nëse për dhjetë ditë nuk arrihet marrëveshja për shumicën me listën “MI-Glas iz naroda”, në Beograd do të zhvillohen zgjedhjet e reja.

Nëse nuk ka mazhorancë deri në këtë datë, fillon një periudhë e re prej 45 deri në 60 ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Përfaqësuesi i i listës “MI-Glas iz naroda”, Branimir Nestorovic u shpreh se nuk duan të jenë pjesë e koalicionit dhe se përsëritja e zgjedhjeve, do të ishte sipas tij zgjidhja më e mire. Ky zhvillim shihet si një fitore e madhe për opozitën në Serbi, teksa anulimi i seancës përshkruhet prej saj si dëshmi e qartë e faktit se zgjedhjet nuk ishin legjitime.

Zgjedhjet duhet të përsëriten në kushte demokratike, deklarojnë liderët e opozitës, ndërsa insistojnë se kushti minimal duhet të jetë rishikimi i listës së zgjedhësve me pjesëmarrjen e vëzhguesve. Manipulimet me listat zgjedhore ishin një nga ankesat kryesore të opozitës pas zgjedhjeve të dhjetorit 2023. Një pjesë e opozitës nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve, dhe organizoi protesta masive.

Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN)doli atëherë me pretendimin mbi  40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm në Beograd u dërguan në kryeqytet  për të mbështetur listën e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), dhe kjo çoi sipas tij në ndryshimin e vullnetit elektoral të votuesve dhe ne fitoren e partisë së Vuçiçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA