Basha paralajmëroi mungesën në Kuvend për amnistinë, Rama: Kush është ky? Ka qenë ende përgjumësh

21/02/2024 19:23

Pas mbledhjes së Asamblesë me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me Amnistinë Penale që pritet të votohet nesër në Kuvend.

Rama tha se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja sqaroi keqkuptimin që kishte mbi kategoritë përfituese të projektligjit.

“Nuk jam në dijeni në këtë moment të axhendës së Parlamentit nesër nëse do të miratohet nesër Amnistia. Nuk e di si është axhenda, por mund të them që është bërë një diskutim për një keqkuptim total dhe është adresuar sot nga Ministri i Drejtësisë.”

Pyetje- Lulzim Basha tha se nuk do të jepte votat për Amnistinë?

“Kush është ky? Sa ka qenë ora, ka qenë ende përgjumësh”-tha Rama.

Kryeministri u pyet edhe nëse do të merrte masa shtesë ndaj strukturave të Fetos-s.

Pyetje- Në vizitën e shkuar që keni bërë në Turqi, një vit pas asaj vizite pasi president Erdogan iu kërkoi që të merrnit masa ndaj strukturave të Feto-s në Shqipëri, pas një viti u mbyllën dy institucione arsimore ku diskutoheshin që ishin njerëz të Feto-s ata që i kishin këto institucione. Këtë herë që ai sërish ju ka kërkuar që të ndërhyni për ata persona të Feto-s në vendin tonë, do të ketë masa të tjera si ato që pamë?

“Shifrat i keni komplet të pasakta. Në Shqipëri janë mbyllur më shumë se kaq dhe jan mbyllur në bazë të ligjieve dhe në bazë të rregullave që ka Republika e Shqipërisë. Janë mbyllur institucionet të cilat mund t’i quani ju kështu ose mund t’i quajnë të tjerët ashtu, janë mbyllur institucione që nuk kanë qenë në përputhje me ligjin e Republikës së Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të mbyllen ato institucione që nuk janë në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë kudo qofshin, të kujtdo qofshin edhe kushdo qoftë që iu del për zot, iu del në mbrojtje apo iu vë etiketa të caktuara.“-tha Rama,.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA