Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Kërcasin gjobat për Tiranën dhe Partizanin, FSHF “lë pa trajner” Flamurtarin

20/02/2024 17:37

Derbi i fundjavës, Partizani-Tirana, kishte materialin kryesor të përpiluar për Komisionin e Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sikurse pritej, hedhja e flakadanëve në mjeteve të tjera ndezëse në fushën e “Air Albanias” u ka kushtuar jo pak arkave të të dyja skuadrave.

Disiplina i ka gjobitur me nga 100 mijë lekë të dy  klubet, si dhe i urdhëron të paguajnë dëmet e shkaktuara nga tifozëritë sipas akt-konstatimit.

Po për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të lojtarëve në fushën e lojës, e pëson edhe Laçi (100 mijë lekë gjobë).

Super Sport shkruan se nga ndeshjet e Kategorisë së Parë spikat dënimi me 6 ndeshje pezullim i trajnerit të Flamurtarit, Eqerem Memushi, për sjelle të gabuar ndaj zyrtarëve, ndërsa klubi i Flamurtarit gjobitet me 50 mijë lejë gjobë.

Vendimet e Disiplinës:

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/1, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i KF Vllaznia, Bashkim Livareka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të lojtarëve në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Kukësi, Qemal Koci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njeqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Flamurtari FC, Eqerem Memushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA